Hoxha: Hetuesit nga policia u larguan me vetë dëshirë, s’ka pasur presion

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten gjatë raportimit në Komisionin për Sigurisë ndërsa ka folur për raportimet e mediave për largimin e hetuesve nga Policia e Kosovës që po trajtojnë aferat korruptive ku janë të përfshirë zyrtarët e pushtetit, ka thënë se të gjitha këto lëvizje janë bërë me kërkesën e policëve. […]

Hoxha: Hetuesit nga policia u larguan me vetë dëshirë, s’ka pasur presion
hoxha:-hetuesit-nga-policia-u-larguan-me-vete-deshire,-s’ka-pasur-presion

hoxha:-hetuesit-nga-policia-u-larguan-me-vete-deshire,-s’ka-pasur-presion

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten gjatë raportimit në Komisionin për Sigurisë ndërsa ka folur për raportimet e mediave për largimin e hetuesve nga Policia e Kosovës që po trajtojnë aferat korruptive ku janë të përfshirë zyrtarët e pushtetit, ka thënë se të gjitha këto lëvizje janë bërë me kërkesën e policëve.

Kryetari Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, të premten tha se të gjithë hetuesit që po hetojnë aferat korruptive të Qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti po largohen.

Megjithatë një gjë të tillë e ka mohuar Hoxha, duke potencuar se asnjë policë e as eprorë nuk është larguar nga kjo njësi “pa kërkesën dhe vullnetin e tyre”.

“Nga njësia e veçantë e hetimeve nuk ka pasur largime apo transferime të asnjë polici apo eprori jashtë njësisë, përveç major Shemsi Haziri, i cili është transferuar në kuadër të reformave që unë kam zbatuar me qëllim të arritjes së vizionit dhe objektivave të mia si drejtor i ri i policisë”, ka thënë ai.

Hoxha ndër të tjera ka potencuar se ata nuk i janë nënshtruar asnjë presioni.

“Jo s’ka pasur presion. Shumica e kërkesave ka qenë për nevojat e tyre personale”.