Hyri në det për të shpëtuar njërin nga djemtë e mitur, u mbytën të 3, si ndodhi tragjedia në plazhin e Kavajës

Babai me dy djemtë e tij të mitur u mbytën sot në plazhin e Kavajës. Elvis Halilaj rreth 55 vjeç, me dy djemtë e mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën teksa ishin në det. Albeu raporton se babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte […]

Hyri në det për të shpëtuar njërin nga djemtë e mitur, u mbytën të 3, si ndodhi tragjedia në plazhin e Kavajës

Babai me dy djemtë e tij të mitur u mbytën sot në plazhin e Kavajës.

Elvis Halilaj rreth 55 vjeç, me dy djemtë e mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën teksa ishin në det.

Albeu raporton se babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre.

Ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë.

Ndërsa, mësohet se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.