I doli emri në hetimet e SPAK për Ahmetajn, flet Baftjar Zeqaj: Nuk e mbaj mend nëse e kam takuar Mërtirin, me ish-ministrin s’kemi qenë shokë

Deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj ka folur sot jashtë Kuvendit, pasi emri i tij është përmendur në dosjen e Arben Ahmetajt. Ai u shpreh se nuk ka firmosur tendera për inceneratorin e Fierit, ku në vitin 2011 ishte kryetar i kësaj Bashkie. I pyetur në lidhje me mesazhin që i ka dërguar Ahmetaj për […] The post I doli emri në hetimet e SPAK për Ahmetajn, flet Baftjar Zeqaj: Nuk e mbaj mend nëse e kam takuar Mërtirin, me ish-ministrin s’kemi qenë shokë appeared first on Newsbomb Albania.

I doli emri në hetimet e SPAK për Ahmetajn, flet Baftjar Zeqaj: Nuk e mbaj mend nëse e kam takuar Mërtirin, me ish-ministrin s’kemi qenë shokë

Deputeti i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj ka folur sot jashtë Kuvendit, pasi emri i tij është përmendur në dosjen e Arben Ahmetajt. Ai u shpreh se nuk ka firmosur tendera për inceneratorin e Fierit, ku në vitin 2011 ishte kryetar i kësaj Bashkie.

I pyetur në lidhje me mesazhin që i ka dërguar Ahmetaj për t’u takuar me Mirel Mërtirin, ai u shpreh se “nuk e kam njohur as si fytyrë, se mbaj mend a e kam takuar.

“Nuk kam firmosur tendera përe inceneratorin. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe. Nuk kam komunikuar me zotin Ahmetaj, për mua është vetëm një shok partie. Nuk mbaj mend që të jem takuar.

Në telefonin e Ahmetajt është gjetur një mesazh që më është dërguar mua “tako Mërtirin” për takim. Unë jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet. Mos harroni se telefoni i tij është në duart e SPAK. Mua nuk më pyeti njeri për inceneratorin.”- tha Baftjar Zeqaj.

The post I doli emri në hetimet e SPAK për Ahmetajn, flet Baftjar Zeqaj: Nuk e mbaj mend nëse e kam takuar Mërtirin, me ish-ministrin s’kemi qenë shokë appeared first on Newsbomb Albania.