Presidenti Begaj vizitë dyditore në Slloveni, takime me homologen dhe kryeministrin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë  zyrtare në 13-14 korrik në Republikën e Sllovenisë,  në kuadër të ftesës së  presidentes Natasha Pirc Musar. Ceremonia e mirëseardhjes nis ditën e enjte dhe pas takimeve mes dy delegacioneve, në orën 11:45,  homologët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët […] The post Presidenti Begaj vizitë dyditore në Slloveni, takime me homologen dhe kryeministrin appeared first on Newsbomb Albania.

Presidenti Begaj vizitë dyditore në Slloveni, takime me homologen dhe kryeministrin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë  zyrtare në 13-14 korrik në Republikën e Sllovenisë,  në kuadër të ftesës së  presidentes Natasha Pirc Musar.

Ceremonia e mirëseardhjes nis ditën e enjte dhe pas takimeve mes dy delegacioneve, në orën 11:45,  homologët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rezultatet e pritshme të kësaj vizite në marrëdhëniet dypalëshe.

Në qendër të bisedimeve me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të jenë bashkëpunimi dypalësh, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm.

Presidenti Begaj, do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Kryeministrin e vendit, Dr. Robert Golob, si dhe Kryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Urshka Kakoçar Zupançiç.

The post Presidenti Begaj vizitë dyditore në Slloveni, takime me homologen dhe kryeministrin appeared first on Newsbomb Albania.