28-vjetori i masakrës së Srebrenicës, Meta: Projektet ogurzeza për rishikim kufijsh duhen dënuar me forcë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një mesazh në 28 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të […] The post 28-vjetori i masakrës së Srebrenicës, Meta: Projektet ogurzeza për rishikim kufijsh duhen dënuar me forcë appeared first on Newsbomb Albania.

28-vjetori i masakrës së Srebrenicës, Meta: Projektet ogurzeza për rishikim kufijsh duhen dënuar me forcë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një mesazh në 28 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar.

Meta thekson se duhet forcimi i bashkëpunimit rajonal bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.

“Nderojmë sot me dhembje kujtimin e mijëra viktimave të pafajshme të masakrës së Srebrenicës!

Mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe frymëzuesve të saj, si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

The post 28-vjetori i masakrës së Srebrenicës, Meta: Projektet ogurzeza për rishikim kufijsh duhen dënuar me forcë appeared first on Newsbomb Albania.