“Më mbytën miqtë pse mbrojta Albinin”, Rama për dhunën në Kuvend: S’më duhet gjë kush e gjuajti shishen e parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sitiuatën e tensionuar dhe aktet e dhunës së sotme në Kuvendin e Kosovës.Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thotë se Kosova ka rënë poshtë në sytë e botës demokratike nga për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë. Ai ka shtuar më tej se ky akt […] The post “Më mbytën miqtë pse mbrojta Albinin”, Rama për dhunën në Kuvend: S’më duhet gjë kush e gjuajti shishen e parë appeared first on Newsbomb Albania.

“Më mbytën miqtë pse mbrojta Albinin”, Rama për dhunën në Kuvend: S’më duhet gjë kush e gjuajti shishen e parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sitiuatën e tensionuar dhe aktet e dhunës së sotme në Kuvendin e Kosovës.Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thotë se Kosova ka rënë poshtë në sytë e botës demokratike nga për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë.

Ai ka shtuar më tej se ky akt shëmtie e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, ndërsa bën thirrje që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë!

Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme.

Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!

Ditën e sotme deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës goditën me grushta ministrat dhe kryeministrin Albin Kurti, i cili po mbante fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit.

The post “Më mbytën miqtë pse mbrojta Albinin”, Rama për dhunën në Kuvend: S’më duhet gjë kush e gjuajti shishen e parë appeared first on Newsbomb Albania.