I mituri godet një këmbësor në Pejë

Një i mitur është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë një këmbësor. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari në mbajtje. “AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME- Rr. Eliot Engel, Pejë 20.01.2024-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se […]

I mituri godet një këmbësor në Pejë
i-mituri-godet-nje-kembesor-ne-peje

i-mituri-godet-nje-kembesor-ne-peje

Një i mitur është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë një këmbësor.

Viktima është dërguar në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME- Rr. Eliot Engel, Pejë 20.01.2024-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”