Icardi pritet të transferohet tek gjiganti italian

Lajm bombastik Mauro Icardi rikthehet në Serie A. Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi e ka gjetur formën e duhur te Galatasaray, ku sezonin e kaluar u shpall kampion, ndërsa këtë sezon ka realizuar 16 gola dhe 5 asistime në 23 ndeshje. Falë paraqitjeve mbreslënëse, Icardi ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të […]

Icardi pritet të transferohet tek gjiganti italian

Lajm bombastik Mauro Icardi rikthehet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi e ka gjetur formën e duhur te Galatasaray, ku sezonin e kaluar u shpall kampion, ndërsa këtë sezon ka realizuar 16 gola dhe 5 asistime në 23 ndeshje.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Icardi ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit në janar do të largohet nga Galatasaray.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Icardit në merkaton e janarit.

Giuntoli e ka piketuar Icardin si përforcimin ideal për vijën e sulmit dhe së shpejti do të nis sulmin për ta rikthyer argjentinasin në Itali.