Hoti: Kosova kurrë nuk ka qenë më keq, 57% e qytetarëve duan të emigrojnë

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq se sa tani. Ai ka renditur disa nga çështjet e për të cilat fajin ia hedh Qeverisë. Sipas tij, kurrë më shumë qytetarë sesa tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të emigruar: 57% e qytetarëve duan […]

Hoti: Kosova kurrë nuk ka qenë më keq, 57% e qytetarëve duan të emigrojnë
hoti:-kosova-kurre-nuk-ka-qene-me-keq,-57%-e-qytetareve-duan-te-emigrojne

hoti:-kosova-kurre-nuk-ka-qene-me-keq,-57%-e-qytetareve-duan-te-emigrojne

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq se sa tani.

Ai ka renditur disa nga çështjet e për të cilat fajin ia hedh Qeverisë.

Sipas tij, kurrë më shumë qytetarë sesa tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të emigruar: 57% e qytetarëve duan të emigrojnë.

Postimi i tij i plotë:

Kosova kurrë nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme.

Kurrë nuk ka pasur sanksione dhe kurrë nuk i ka pasur të cenuara raportet me aleatët.

Kurrë nuk ka pasur më shumë kontrata njëburimore për projekte kapitale.

Kurrë nuk ka qenë më keq gjendja me investime kapitale në rrugë e në projekte të tjera.

Kurrë nuk ka qenë më i dobët bashkëpunimi i Qeverisë me komunat.

Kurrë nuk ka qenë më i keq bashkëpunimi mes Qeverisë dhe sindikatave e shoqërisë civile.

Kurrë nuk ka qenë më e mbyllur e më linçuese Qeveria ndaj mediave.

Kurrë nuk janë sulmuar deputetët e opozitës në parlament nga Qeveria.

Kurrë nuk janë mbyllur spitalet rajonale apo klinikat e QKUK-së për operacione të pacientëve.

Kurrë nuk ka qenë gjendja më keq në komunat në veri se tani.

Si rezultat, kurrë më shumë qytetarë nuk kanë emigruar se në këto dy vite (përveç gjatë viteve të 1990-ta). Kurrë më shumë qytetarë sesa tani nuk kanë shprehur gatishmëri për të emigruar: 57% e qytetarëve duan të emigrojnë.