Ish-komandanti me akuza për pushtetin: Pozitat i keni të përkohshme, nesër nuk dini me tregu se çka keni bërë për dëshmorët

Ish- komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Latif Gashi për Front Online thotë se mungon kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve e veteranëve. Ai tha se dëshmorët janë vlera kombëtare, por që nuk po respektohen nga qeveritarët. “Për familjet e dëshmorëve edhe për invalidë, e veteranë, posaçërisht për familjet e dëshmorëve, unë për vete nuk […]

Ish-komandanti me akuza për pushtetin: Pozitat i keni të përkohshme, nesër nuk dini me tregu se çka keni bërë për dëshmorët
ish-komandanti-me-akuza-per-pushtetin:-pozitat-i-keni-te-perkohshme,-neser-nuk-dini-me-tregu-se-cka-keni-bere-per-deshmoret

ish-komandanti-me-akuza-per-pushtetin:-pozitat-i-keni-te-perkohshme,-neser-nuk-dini-me-tregu-se-cka-keni-bere-per-deshmoret


Ish- komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Latif Gashi për Front Online thotë se mungon kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve e veteranëve.

Ai tha se dëshmorët janë vlera kombëtare, por që nuk po respektohen nga qeveritarët.

“Për familjet e dëshmorëve edhe për invalidë, e veteranë, posaçërisht për familjet e dëshmorëve, unë për vete nuk jam i kënaqur, kurrë nuk është boll, domethënë mjafton respekti ndaj tyre, mjafton kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve, por të gjitha këto mungojnë, mendoj se është një mentalitet i krijuar i popullit në përgjithësi mos me dit me i vlerësu vlerat që i ka. Familjet e dëshmorëve janë vlera kombëtare, unë mendoj që mungon kujdesi e respekti për ta”, ka deklaruar ai për Front Online.

Ai për pushtetin thotë që kanë sjellje të turpshme karshi vlerave kombëtare.

“Mesazhi im për të gjithë funksionarët e institucioneve është që ato pozita i keni të përkohshme, kujdes me vlerat e shenjta kombëtare, ato janë të përkohshme, nesër nuk dinë se çka me tregu se çka kanë bërë. Deri sot sjellja e tyre ndaj këtyre vlerave është e turpshme”, u shpreh ai për Front Online.