Ish-ministri i Tregtisë: Bizneset po i shtrenjtojnë çmimet për shkak të mërgimtarëve

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka deklaruar për “Front Online” se nafta u shtrenjtua në kohën kur mërgimtarët janë në pushime në Kosovë. “Është shumë e vërtetë. Edhe në artikujt e tjerë nëse e shikon para një muaji e gjysmë, tjera çmime i kemi pasë në markete tona, tani kemi tjera çmime. Nuk […]

Ish-ministri i Tregtisë: Bizneset po i shtrenjtojnë çmimet për shkak të mërgimtarëve
ish-ministri-i-tregtise:-bizneset-po-i-shtrenjtojne-cmimet-per-shkak-te-mergimtareve

ish-ministri-i-tregtise:-bizneset-po-i-shtrenjtojne-cmimet-per-shkak-te-mergimtareve


Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka deklaruar për “Front Online” se nafta u shtrenjtua në kohën kur mërgimtarët janë në pushime në Kosovë.

“Është shumë e vërtetë. Edhe në artikujt e tjerë nëse e shikon para një muaji e gjysmë, tjera çmime i kemi pasë në markete tona, tani kemi tjera çmime. Nuk ka diçka tjetër që ka ndikuar për me i ngritë, përveç kësaj që bizneset tona e shfrytëzojnë maksimumin kohën kur janë mërgimtarët”, thotë ai për Front Online.

Krasniqi ka shtuar se duhet rregullore jo vetëm për derivate të naftës, por edhe për produkte ushqimore.

“Autoriteti i Konkurrencës duhet të merret me të gjitha produktet, jo vetëm me derivatet e naftës. Edhe Ministria e Industrisë dhe Tregtisë duhet të bëjë udhëzim jo vetëm për derivate të naftës, por edhe për çmime të tjera”, u shpreh ai për Front Online.