Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën 100-vjeçare. Ai shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Nixon dhe Ford. Në një deklaratë, Kissinger Associates, një firmë konsulence politike që ai themeloi, tha se ish-diplomati me origjinë gjermane vdiq në shtëpinë e tij në […]

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare
ish-sekretari-amerikan-i-shtetit,-henry-kissinger-ka-nderruar-jete-ne-moshen-100-vjecare

ish-sekretari-amerikan-i-shtetit,-henry-kissinger-ka-nderruar-jete-ne-moshen-100-vjecare

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Ai shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Nixon dhe Ford.

Në një deklaratë, Kissinger Associates, një firmë konsulence politike që ai themeloi, tha se ish-diplomati me origjinë gjermane vdiq në shtëpinë e tij në Connecticut, ka raportuar BBC, transmeton FrontOnline.

Gjatë karrierës së tij të gjatë prej dekadash, Kissinger luajti një rol kyç dhe ndonjëherë polarizues në politikën e jashtme të SHBA-së.

Deklarata nga Kissinger Associates nuk jepte shkakun e vdekjes./FrontOnline/