Ish-zv/ministri i Arsimit: Të analizohet vendimi për librat, nuk mund të merret 10 ditë para fillimit të mësimit

Procesi mësimor në Kosovë është paraparë të nisë më 1 shtator. Por, nxënësit ende nuk i kanë të siguruara tekstet shkollore. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të hënën ka bërë të ditur se këtë vit shkollor, nxënësit nuk do të kenë libra nga ministria. E, për këtë ajo fajësoi shtëpitë botuese se i kanë fryrë […]

Ish-zv/ministri i Arsimit: Të analizohet vendimi për librat, nuk mund të merret 10 ditë para fillimit të mësimit
ish-zv/ministri-i-arsimit:-te-analizohet-vendimi-per-librat,-nuk-mund-te-merret-10-dite-para-fillimit-te-mesimit

ish-zv/ministri-i-arsimit:-te-analizohet-vendimi-per-librat,-nuk-mund-te-merret-10-dite-para-fillimit-te-mesimit

Procesi mësimor në Kosovë është paraparë të nisë më 1 shtator.

Por, nxënësit ende nuk i kanë të siguruara tekstet shkollore.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të hënën ka bërë të ditur se këtë vit shkollor, nxënësit nuk do të kenë libra nga ministria.

E, për këtë ajo fajësoi shtëpitë botuese se i kanë fryrë çmimet e librave.

Ajo propozoi një metodë të re të blerjes së librave nga prindërit me rimburësim nga shteti.

Lidhur me këtë çështje ka folur për Front Online ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj.

Rexhaj tha se 10 ditë para se të filloj mësimi nuk duhet të merren këso lloj vendimesh.

Ai thotë se duhet të analizohet mirë vendimi.

“Nuk mund të flitet për një vendim pa pasur vendim përkatës të ministrisë i publikuar në ëeb faqen e ministrisë ose në mjete të ndryshme. Konsideroj që duhet të analizohet vendimi në rend të parë por asnjë vendim nuk duhet të merret 10 ditë para fillimit të vitit shkollor për çështje komplekse siç janë çështja e teksteve, ministria mos të bëjë asgjë para fillimit të vitit shkollor”, u shpreh Rexhaj për Front Online.

Ministria e Arsimit e kishte anuluar më 9 gusht tenderin për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e pestë, për vitin e ri shkollor që nis më 1 shtator, nën arsyetimin se “librat janë shtrenjtë”.