Jeff Hovenier dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me ‘Autostrada Biennale’

Hovenier dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me ‘Autostrada Biennale’. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar të hënën me artistin Leotrim Fishekqiu. Ky takim është zhvilluar në Komunën e Prishtinës, ku kryetari Përparim Rama, i ka mirëpritur në zyrën e tij për nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit. Bëhet […]

Jeff Hovenier dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me ‘Autostrada Biennale’

Hovenier dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me ‘Autostrada Biennale’.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar të hënën me artistin Leotrim Fishekqiu.

Ky takim është zhvilluar në Komunën e Prishtinës, ku kryetari Përparim Rama, i ka mirëpritur në zyrën e tij për nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit.

Bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjes për ‘Autostrada Biennale’, e cila sivjet do të mirëpresë artistë nga Amerika për të qenë pjesë e projektit në Prishtinë.

“Kënaqësi për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe bashkëthemeluesin e Autostrada Biennale, Leotrim Fishekqiu, për të sjellë artin dhe artistët amerikanë në Kosovë. Shkëmbimet e kulturës dhe artit ushqejnë lidhjet e forta njerëz-me-njerëz midis vendeve tona”, ka shkruar Hovener në një postim në Twitter.

‘Autostrada Biennale’ është përndryshe një Ekspozitë Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor dhe zhvillohet çdo dy vjet që nga viti 2017.

Me mijëra vizitorë gjatë programit dy mujor, me procesin e bërjes së veprave artistike të kontekstit të hapura për publikun, dhe me një përmbajtje të fortë dhe një gjuhë vizuale të habitshme, ekspozitat kontribuojnë në zhvillimin e jetës kulturore, arsimore dhe turizmit kulturor.