Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, teksa ka komentuar debatin e djeshëm në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se ky i fundit u mund nga Osmani me një përgatitje dinjitoze. Kjo sipas profesorit Joseph ishte […]

Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
joseph:-osmani-e-mundi-vuciqin-ne-keshill-te-sigurimit

joseph:-osmani-e-mundi-vuciqin-ne-keshill-te-sigurimit

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, teksa ka komentuar debatin e djeshëm në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se ky i fundit u mund nga Osmani me një përgatitje dinjitoze.

Kjo sipas profesorit Joseph ishte e pritshme, teksa shton se surpriza e vërtetë ishte se Kosova dhe Rusia ranë dakord për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999.

“Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani e cila ishte e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme. Osmani: “Ndërhyrja e NATO-s … shënoi një … moment historik vendimtar në historinë e njerëzimit.” Përfaqësuesi rus: “Agresioni i NATO-s kundër ish-Jugosllavisë u bë një pikë uji në historinë globale””, ka shkruar profesori Joseph në platformën “X”.