Kaçaniku: Vendimi për qeset e plastikës dëmton konsumatorin, favorizon interesa grupore ose personale

Për këtë udhëzim administrativ, po del të jetë i pakënaqur kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Ai thotë se gjithë ky hartim e martim është bërë pa prezencën e shoqatës  “Konsumatori”, gjë që e konsideron të jashtëligjshme. “Pakënaqësia buron nga fakti se grupi i interesit, grupi kryesor i interesit, qytetari konsumtaor, taksapaguesit e Republikës së […]

Kaçaniku: Vendimi për qeset e plastikës dëmton konsumatorin, favorizon interesa grupore ose personale
kacaniku:-vendimi-per-qeset-e-plastikes-demton-konsumatorin,-favorizon-interesa-grupore-ose-personale

kacaniku:-vendimi-per-qeset-e-plastikes-demton-konsumatorin,-favorizon-interesa-grupore-ose-personale


Për këtë udhëzim administrativ, po del të jetë i pakënaqur kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Ai thotë se gjithë ky hartim e martim është bërë pa prezencën e shoqatës  “Konsumatori”, gjë që e konsideron të jashtëligjshme.

“Pakënaqësia buron nga fakti se grupi i interesit, grupi kryesor i interesit, qytetari konsumtaor, taksapaguesit e Republikës së Kosovës nuk kanë marrë pjesë ne debat publik, nuk është marë parasysh”, u shpreh ai.

Madje Kaçaniku hedh akuza se ka pasur interes grupor gjatë miratimit të këtij udhëzimi administrativ.

“Edhe gjatë debatimit ne kemi pasur vërejtje, kemi vërejtur që debati nuk po shkon në kahjen e duhur, disi tingëllonte sikur kishe interes grupor ose personal. I gjithë debati është bërë pa pjesëmarrjen e organizatës konsumator. Domethënë edhe kur është miratuar udhëzimi, është miratuar jashtëligjshëm pa qytetarin konsumatorë, ndërsa i dedikohet qytetarit konsumator. Gabimi është bërë në fillim gjatë miratimit, dhe gabimi është bërë njësoj gjatë zhbërjes”, deklaroi Kacaniku.

Ai ka thënë që po bëhet hajgare me qytetarin.

“Në Gjakovë themi që dikush po bën hajgare pasha bacën, hajgare në ministri, hajgare në Qeveri, hajgare me qytetarin konsumator po bëhet vazhdimisht, nuk duhet të lejohet të ndodh më tutje”, u shpreh ai.

Kosova ka qenë vendi i vetëm ballkanik që qeset njëpërdorimshe të plastikës i ka ofruar deri tash falas për konsumatorët.

Detaje nga udhëzimi i ri

Përdorimi i qeseve të plastikës falas tash e tutje do të jetë i mundur vetëm për qeset që përdoren për fruta nga 0 deri në 25 micron.

Ndërkohë, në Udhëzimin Adminsitrativ për qesen e plasiktës, qeset nga 25 deri në 50 micron do të kushtojnë 5 cent.

E përdorimi tjetër i tyre është ndaluar plotësisht.