Kadri Veseli e paditë për shpifje deputetin e VV-së, avokati i tij del me njoftim

Përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Faton Fetahu, në emër të Veselit e ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjë, Visar Korenicën për shpifje. Sipas Fetahut, Korenica në muajin mars të këtij viti, konsumoi një shpifje të pashembullt ndaj z. Veseli, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vlerësuar rrethanat e dështimit të […]

Kadri Veseli e paditë për shpifje deputetin e VV-së, avokati i tij del me njoftim
kadri-veseli-e-padite-per-shpifje-deputetin-e-vv-se,-avokati-i-tij-del-me-njoftim

kadri-veseli-e-padite-per-shpifje-deputetin-e-vv-se,-avokati-i-tij-del-me-njoftim

Përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Faton Fetahu, në emër të Veselit e ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjë, Visar Korenicën për shpifje.

Sipas Fetahut, Korenica në muajin mars të këtij viti, konsumoi një shpifje të pashembullt ndaj z. Veseli, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vlerësuar rrethanat e dështimit të një projekti në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës.

“Deputeti Korenica këtë deklaratë e kishte dhënë për portalin “Indeksonline” dhe artikulli ishte publikuar me titull: “ATK-ja ‘akshom Pazar’ me pozita, avancohen punëtorët që dëmtuan buxhetin,” shkruan Fetahu.

Sipas Fetahut pas deklaratës publike me përmbajte siç e quan ai, “shpifëse” ndaj z. Veseli, sipas ligjit në fuqi, “deputetit i kërkuam përmirësimin e shprehjes shpifëse, përkatësisht tërheqjen nga deklarata. Kaluan gjashtë javë dhe deputeti e injoroi kërkesën duke e zgjedhur heshtjen.”

Fetahu ka shtuar se “Si rezultat, në cilësi të avokatit të z. Kadri Veseli, kam depozituar padinë për shpifje kundër këtij deputeti, i cili në cilësinë e të paditurit do të ketë barrën e provave për të dëshmuar vërtetësinë e deklaratës së tij.”