Kadrijaj për Ligjin për Pagën Minimale: Është sjellë në mënyrë klandestine në Kuvend, ka veteranë me plagë në trup

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se Projektligjin për Pagën Minimale e kanë kundërshtuar qysh në fillim kur është sjellë në Kuvend. Kadrijaj thotë se veteranët kanë ende plagë në trup dhe duhet të trajtohen dinjitetshëm. “Ne e kemi kundërshtuar edhe në fillet e para edhe kur është sjellë ky projektligj në Kuvendin e […]

Kadrijaj për Ligjin për Pagën Minimale: Është sjellë në mënyrë klandestine në Kuvend, ka veteranë me plagë në trup
kadrijaj-per-ligjin-per-pagen-minimale:-eshte-sjelle-ne-menyre-klandestine-ne-kuvend,-ka-veterane-me-plage-ne-trup

kadrijaj-per-ligjin-per-pagen-minimale:-eshte-sjelle-ne-menyre-klandestine-ne-kuvend,-ka-veterane-me-plage-ne-trup


Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se Projektligjin për Pagën Minimale e kanë kundërshtuar qysh në fillim kur është sjellë në Kuvend.

Kadrijaj thotë se veteranët kanë ende plagë në trup dhe duhet të trajtohen dinjitetshëm.

“Ne e kemi kundërshtuar edhe në fillet e para edhe kur është sjellë ky projektligj në Kuvendin e Kosovës sepse nëse është një gjendje e rëndë ekonomike është rritja e inflacionit i cili ka prekë të gjitha shtresat e shoqërisë dhe ju e dini që veteranët jetojnë me 170 euro që kanë familje e kanë plagë në trup dhe duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme”.

Sipas saj, Ligji për Pagën Minimale është sjellë në mënyrë klandestine në Kuvend ku edhe është votuar pa praninë e opozitës.

“Kërkesa e vetme e veteranëve në atë kohë që kanë protestuar ka qenë që të përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale dhe është premtuar në një farë forme që ndoshta në lexim të dytë do të përfshihen dhe hedhja në votim në ditën ku opozita për shkak të situatës së krijuar braktisi seancën nuk ka qenë fare në rend të ditës që të votohet ligji për pagën minimale por në mënyrë klandestine është sjellë në Kuvend dhe është votuar”, ka deklaruar Kadrijaj.

E, deri sa të njëjtin ligj si parti e kanë dërguar në Kushtetuese, thotë se nuk përzihen në vendimin e saj, përpos që kanë precizuar shkeljet të cilat janë bërë.

Deputetja thotë se Qeveria Kurti për shkak të performancës së dobët po kërkon trazira dhe se me asnjë kategori të shoqërisë nuk i ka punët mirë.