Kamberi: Sulmi në veri ka goditur dialogun Kosovë-Serbi

Sipas Belgzim Kamberit nga Instituti për Politika Sociale pas ngjarjeve në veri dialogu ka marr goditje. Ai për Front Online thotë se ndërmjetësuesit nuk janë gati ta ndryshojnë përmbajtjen. “Kjo ngjarje e ka dhënë një goditje dialogut në Bruksel që ka qenë në fuqi, në bazë të ndërmjetësuesve nuk dukët që ka gatishmëri për ta […]

Kamberi: Sulmi në veri ka goditur dialogun Kosovë-Serbi
kamberi:-sulmi-ne-veri-ka-goditur-dialogun-kosove-serbi

kamberi:-sulmi-ne-veri-ka-goditur-dialogun-kosove-serbi

Sipas Belgzim Kamberit nga Instituti për Politika Sociale pas ngjarjeve në veri dialogu ka marr goditje.

Ai për Front Online thotë se ndërmjetësuesit nuk janë gati ta ndryshojnë përmbajtjen.

“Kjo ngjarje e ka dhënë një goditje dialogut në Bruksel që ka qenë në fuqi, në bazë të ndërmjetësuesve nuk dukët që ka gatishmëri për ta ndryshuar përmbajtën e dialogut”, u shpreh Kamberi për Front Online. 

Kamberi tha se Asociacioni është obligim ligjor, ka mbetur në fuqi për zbatim.

Kështu duhet të veprojë Qeveria ‘Kurti’, sipas Kamberit lidhur me integrimin e serbeve në Kosovë.

“Nëse vazhdon procesi aktual, Asociacioni mbetet në fuqi vetëm për zbatim. Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim ligjor në Kosovë sepse është miratuar nga Parlamenti.

Qeveria do të duhej ta rris dinamizmin për integrimin e serbëve të Kosovës e veçanërisht atyre të veriut sepse nuk ka ndryshuar situata në këtë aspekt. Qeveria duhet të përfitojë nga një fitore politike që e ka marrë nga ngjarja e Banjskës në çështjen e integrimeve për serbët e Kosovës”, ka deklaruar ai.