Kapet me armë në Gjilan, arrestohet një serb

Një person nga nacionaliteti serb është arrestuar pasi të mërkurën rreth orës 23:45, Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit gjatë një kontrolli rutinor në veturën  e tij i kanë gjetur një pistoletë 9 mm dhe një karikator. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet N.C (viti i lindjes 2002) është […]

Kapet me armë në Gjilan, arrestohet një serb
kapet-me-arme-ne-gjilan,-arrestohet-nje-serb

kapet-me-arme-ne-gjilan,-arrestohet-nje-serb

Një person nga nacionaliteti serb është arrestuar pasi të mërkurën rreth orës 23:45, Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit gjatë një kontrolli rutinor në veturën  e tij i kanë gjetur një pistoletë 9 mm dhe një karikator.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet N.C (viti i lindjes 2002) është shoqëruar në stacionin policor Ranillug ku dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan me datën 02.11.2023 rreth orës 23:45 gjatë kontrollit rutinor kanë ndalur një automjet me targa vendore me vozitës N.C. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar serb).

Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pistoletë e kalibrit 9 mm. dhe një (1) karikator të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatën”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurori./Front Online