Kapiteni i Luton Town pësoi sulm në zemër, klubi jep detajet e fundit

Kapiteni i Luton Town, Tom Lockyer, u rrëzua papritmas në fushë pa ndjenja në duelin ndaj Bournemouth sot (e shtunë) në Ligën Premier. Dueli mes këtyre dy skuadrave u ndërpre në minutën e 65-të dhe deri në atë moment rezultati ishte i barabartë 1-1 me golat e shënuar nga Elijah Adebayo dhe Dominic Solanke. Gjyqtari […]

Kapiteni i Luton Town pësoi sulm në zemër, klubi jep detajet e fundit

Kapiteni i Luton Town, Tom Lockyer, u rrëzua papritmas në fushë pa ndjenja në duelin ndaj Bournemouth sot (e shtunë) në Ligën Premier.

Dueli mes këtyre dy skuadrave u ndërpre në minutën e 65-të dhe deri në atë moment rezultati ishte i barabartë 1-1 me golat e shënuar nga Elijah Adebayo dhe Dominic Solanke.

Gjyqtari kryesor i takimit vendosi që dy skuadrat të shkojnë në drejtim të zhveshtoreve dhe dueli përfundimisht nuk u zhvillua më.

Pas përfundimit të ndeshjes, klubi i Luton Toën doli me një njoftim zyrtar në rrjetet sociale duke dhënë më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore të Lockyer.

“Stafi ynë mjekësor kanë konfirmuar se kapiteni ka pësuar një arrest kardiak në fushë, por ishte i vetëdijshëm gjatë kohës sa u largua me barelë. Ai ka marrë trajtimin e mëtejshëm brenda stadiumit, për të cilin ne i falenderojmë edhe një herë tjetër ekipet mjekësore nga të dy skuadrat”.

“Tom u transferua në spital, ku ne mund të sigurojmë tifozët se ai është në gjendje stabile dhe momentalisht po i nënshtrohet testeve të mëtejshme me familjen pranë tij”.

“Ne dëshirojmë të falenderojmë të gjithë për mbështetjen, shqetësimin dhe mesazhet e tyre të dashura për Lockyer”, thuhej në njoftimin e klubit anglez.

Përndryshe, kjo nuk ishte hera e parë që Lockyer ka probleme shëndetësore në fushë, pasi që edhe më herët kishte pësuar sulm në zemër në sfidën ndaj Coventry City disa vite më parë.