Kastrati: Albini është koka e krimit, duhet me u arrestu sot pasdite

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale dhe Policisë, ku janë arrestuar zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi, i cili dyshohet se është i përfshirë […]

Kastrati: Albini është koka e krimit, duhet me u arrestu sot pasdite
kastrati:-albini-eshte-koka-e-krimit,-duhet-me-u-arrestu-sot-pasdite

kastrati:-albini-eshte-koka-e-krimit,-duhet-me-u-arrestu-sot-pasdite

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale dhe Policisë, ku janë arrestuar zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi, i cili dyshohet se është i përfshirë në keqpërdorimet me rezerva shtetërore, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kastrati ka thënë që kryeministri i vendit, Albin Kurti, është koka e krimit dhe duhet të arrestohet sot pasdite.

“Ndue Gjini tha që Ridvani po thotë se Albini tërë kohën po e pyet: ” Ridvan, kur po vjen vajii bre?”. Kjo i bie që Albini është koka e krimit. KURTI DUHET ME U ARRESTU SOT PASDITE”, shkroi ai.