Keni hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: Nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u pyet nëse ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur. Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se Open Ballkan nuk është kompania e tij private, ndërsa përsëriti se kjo nismë e ka përfunduar misionin e tij dhe tani […] The post Keni hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: Nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll appeared first on Newsbomb Albania.

Keni hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: Nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u pyet nëse ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur.

Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se Open Ballkan nuk është kompania e tij private, ndërsa përsëriti se kjo nismë e ka përfunduar misionin e tij dhe tani është e rëndësishme që të fokusohen tek Procesi i Berlinit.

                                     Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Së pari Ballkani i Hapur, nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbyll. Ballkani i Hapur është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë pata privilegjin të jem pjesë. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, që Ballkani i Hapur e ka shprehur misionin e vet por nuk e imagjinoj që procese e nisma të konsoliduar do ndalojnë të gjitha. Nuk është kompania ime. Unë kam shprehur opinionin tim.

Dhe pse në këtë moment? Sepse duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative haluçiante, ata kanë dëmtuar Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për një nismë që ka pasur një virtyt të frytshëm. Po ashtu kemi thënë që kur ne kemi firmosur në Berlin, ne që ishim pjesë e Open Balkan kemi bërë firmë teatrale se kemi firmosur dhe më parë. Thënë këto ne duhet të përqendrohemi te Procesi i Berlinit tani, sepse kemi mundësinë historike të futjes në proces të një plani financimi nga BE për rajonin për të cilën duhet të përpiqemi të gjithë bashkë.

Juve e doni o brenda o jashtë, po mund të jesh dhe brenda dhe jashtë. Nuk është kompani. Unë kam opinion tim, por duhet t’i ballafaqojmë këto opinione me të tjerët. S’është as kamion. Ka 72 nisma të tjera në rajon. Sa më shumë t’i numërosh aq më shumë të vjen të ikësh me vrap. Askush s’merret me to, merren me Ballkanin e Hapur. Duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Por Ballkani i hapur ka hapur panairin e verërave, ta mbyllim atë tani?

The post Keni hequr dorë nga Ballkani i Hapur? Rama: Nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll appeared first on Newsbomb Albania.