Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit, pranon vetëm marrjen e komunikimeve të UNESCOS-s me qeverinë për Butrintin

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot 4 nga 5 kërkesat e bëra nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, lidhur me marrëveshjen për koncesionin e Parkut të Brutintit. Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e këtij ligji, ndërkohë që të vetmen pikë që ka pranuar është ajo për marrjen e komunikimeve të UNESCO-s me qeverinë. Në një […] The post Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit, pranon vetëm marrjen e komunikimeve të UNESCOS-s me qeverinë për Butrintin appeared first on Newsbomb Albania.

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit, pranon vetëm marrjen e komunikimeve të UNESCOS-s me qeverinë për Butrintin

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot 4 nga 5 kërkesat e bëra nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, lidhur me marrëveshjen për koncesionin e Parkut të Brutintit.

Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e këtij ligji, ndërkohë që të vetmen pikë që ka pranuar është ajo për marrjen e komunikimeve të UNESCO-s me qeverinë. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimti të seancës, Zhupa tha se ka kërkuar që qeveria të dërgojë të gjitha dokuemntat dhe komunikimet që i janë përcjellë nga UNESCO lidhur me Butrintit.

Ajo theksoi se nuk mund të hyjnë në gjykim pa ditur të gjitë të vërtetën dhe duke e fshehur atë.

“Ky është një mashtrim që i çohet UNESCO-s nga shteti shqiptar vetëm për të thënë që ne nuk e shkelur konventën e Parisit. E gënjejnë dhe përveç kësaj ata kanë një vit e gjysmë që nuk sjellin dokumente as mua dhe as Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa jonë do të jetë detyrimi i qeverisë për të sjellë të gjithë dokumentacionet që lidhen me UNESCO-n para se të vendoset koncesioni i Butrintit në Kuvend. Nuk mund të hyjmë në një gjykim duke na fshehur të vërtetat. Është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të jetë e bindur 100% në shkeljet e Kushtetutës.

Butrinti nuk është pasuria jonë por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë. Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan”, tha Zhupa.

Zhupa më herët kërkoi të gjitha komunikimet mes shtetit shqiptar me UNESCO, që lidhen me koncesionin e Butrintit. Thirrjen e dëshmitarëve për këtë çështje, ekspertë të fushës dhe njohës së TRashëgimisë Kulturore të Butrintit. Gjithashtu ajo kërkoi thirrjes e fondacionit shqiptaro-amerikan. Moslegjitimimi i fondacionit për menaxhimin e Butrintit, si i pabazuar në ligj dhe Pezullimin e vënies në zbatim të ligjit.

The post Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit, pranon vetëm marrjen e komunikimeve të UNESCOS-s me qeverinë për Butrintin appeared first on Newsbomb Albania.