Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm i Shqipërisë

Politikani socialist Taulant Balla është emëruar zyrtarisht ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Deputetët e Kuvendit kanë votuar pak minuta më parë me 75 vota PRO, 16 kundër dhe 1 ABSTENIM emërimin e tij në postin e ri. “Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 114, datë 10.7.2023 “Për emërim ministri” – 75 PRO, 16 KUNDËR dhe […] The post Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm i Shqipërisë appeared first on Newsbomb Albania.

Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm i Shqipërisë

Politikani socialist Taulant Balla është emëruar zyrtarisht ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Deputetët e Kuvendit kanë votuar pak minuta më parë me 75 vota PRO, 16 kundër dhe 1 ABSTENIM emërimin e tij në postin e ri.

“Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 114, datë 10.7.2023 “Për emërim ministri” – 75 PRO, 16 KUNDËR dhe 1 ABSTENIM“, tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Më herët, deputetët votuan edhe dekretin tjetër të Bajram Begaj, duke shkarkuar nga posti ministrin Bledi Çuçi. Javën e kaluar, kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkonte Çuçin dhe të dërgonte në Presidencë emrin e Taulant Ballës.

“Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 113, datë 10.7.2023 “Për shkarkim ministri” – 84 PRO, 3 KUNDËR, 3 ABSTENIM”, tha Nikolla.

Gjithashtu, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar projektligjet e mëposhtme:

  • Raport i veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave INSTAT për vitin 2022 – 72 PRO, 18 KUNDËR dhe 2 ABSTENIM
  • Raporti vjetor i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022 – 72 PRO, 11 KUNDËR dhe 4 ABSTENIM
  • Raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2022 – 73 PRO, 17 KUNDËR, 1 ABSTENIM
  • Projekligj “Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pa kthyera” – 73 PRO, 18 KUNDËR dhe 1 ABSTENIM
  • Projekligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, lidhur me një hua koncesionale për programin “Përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019” – 82 PRO, 1 KUNDËR dhe 1 ABSTENIM
  • Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar” – 21 PRO, 72 KUNDËR, 0 ABSTENIM
  • Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar – 22 PRO, 71 KUNDËR dhe 0 ABSTENIM
  • Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar – 77 PRO, 0 KUNDËR dhe 0 ABSTENIM

The post Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm i Shqipërisë appeared first on Newsbomb Albania.