Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë/ Bardhi: Parlamenti, dyqan i Zotos dhe Mërtirit! E kuptoj hallin e Ramës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se është rrëzuar kërkesa e opozitës për interpelancë urgjente dhe mocion me debat, për çështjen e inceneratorëve, nga Konferenca e Kryetarëve. Deputeti demokrat u shpreh në një prononcim për mediet se për mazhorancën, nuk është çështje urgjente ndalimi i pagesave për dy mafiozë në […] The post Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë/ Bardhi: Parlamenti, dyqan i Zotos dhe Mërtirit! E kuptoj hallin e Ramës appeared first on Newsbomb Albania.

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë/ Bardhi: Parlamenti, dyqan i Zotos dhe Mërtirit! E kuptoj hallin e Ramës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se është rrëzuar kërkesa e opozitës për interpelancë urgjente dhe mocion me debat, për çështjen e inceneratorëve, nga Konferenca e Kryetarëve.

Deputeti demokrat u shpreh në një prononcim për mediet se për mazhorancën, nuk është çështje urgjente ndalimi i pagesave për dy mafiozë në arrati për inceneratorët, referuar Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Ai tha se argumenti i Kuvendit është që nuk ka çështje urgjente për debat.

Bardhi: Konferenca e Kryetarëve vendosi sot rrëzimin e kërkesës për interpelancë dhe për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin për shndërrimin e Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirin. Fakti që paratë e shqiptarëve transferon të dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin.

Për koleget e maxhorancës fakti që dy mafiozë, Mërtiri dhe Zoto marrin pagesa cdo ditë nga shteti për punë të pakryera, për ta nuk është cështje urgjente.E kuptoj përgjegjësinë që ka Rama si koka e aferës së inceneratorëve. Mocioni me debat është i nevojshëm., duhet të repsketohet Kushtetuta dhe Rregullorja.

Ahmetaj mund të vijojë të transferojë milione euro në Zvicër. Për Maxhorancën kjo çështje quhet e rezauruar. Kërkesa jonë ishte Kjo: Për të ndalur pagesat për dy personave në kërkim. Shikojmë sesi vidhen paratë e shqiptarëve dhr nga ana tjetër sesi dhunohen të drejtat.

Pyetje: Projektligji për kanabisin?

Bardhi: Dhe kjo është një çështje që është në kundërshtim me ligjin. Nevoja që ka Rama për aleancë me krimin e organizuar, nuk është hall i shqiptarëve por hall i tij.

The post Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë/ Bardhi: Parlamenti, dyqan i Zotos dhe Mërtirit! E kuptoj hallin e Ramës appeared first on Newsbomb Albania.