Ker-Lindsay: Kurti i vështirëson gjërat, Perëndimi i zhgënjyer me të

Profesori britanik në “London School of Economics” James Ker-Lindsay ka theksuar se Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mënyrë që SHBA-të dhe BE-ja të kenë arsye për të bërë presion ndaj Beogradit që ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton FrontOnline. Ker-Lindsay thotë se Kosova duhet të kuptojë rëndësinë e marrëveshjes […]

Ker-Lindsay: Kurti i vështirëson gjërat, Perëndimi i zhgënjyer me të
ker-lindsay:-kurti-i-veshtireson-gjerat,-perendimi-i-zhgenjyer-me-te

ker-lindsay:-kurti-i-veshtireson-gjerat,-perendimi-i-zhgenjyer-me-te

Profesori britanik në “London School of Economics” James Ker-Lindsay ka theksuar se Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mënyrë që SHBA-të dhe BE-ja të kenë arsye për të bërë presion ndaj Beogradit që ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton FrontOnline.

Ker-Lindsay thotë se Kosova duhet të kuptojë rëndësinë e marrëveshjes politike me Serbinë.

Sipas tij, Perëndimi po bën përpjekje serioze që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, por qasja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk po e ndihmon këtë proces.

“Nga jashtë vlerësohet se zgjidhja më e arsyeshme mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe Kosova të pranojë formimin e Asociacionit. Tashmë ka shumë pritje që Kosova të ndërmarrë hapa drejt krijimit të Asociacionit. Kjo lëvizje e Kosovës do t’u hapte rrugë amerikanëve dhe evropianëve që të bëjnë presion mbi Beogradin që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kosova duhet ta kuptojë rëndësinë e marrëveshjes me Serbinë, sepse ka qenë stanjacion në arenën ndërkombëtare për një kohë të gjatë.Duhet ta kuptoni, ju pëlqen apo jo, Serbia është një lojtar kyç në Ballkanin Perëndimor. Vendet perëndimore po bëjnë përpjekje serioze për ta bërë Serbinë të njohë Kosovën, por qasja e kryeministrit Kurti i bën gjërat të vështira dhe  Perëndimi është i zhgënjyer me të, sepse ai nuk e kupton dinamikën më të gjerë të zhvillimit”, tha Ker-Lindsay.

Megjithatë, profesori britanik sheh një zgjidhje tjetër më logjike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithmonë kam thënë se zgjidhja më e mirë mes dy vendeve do të ishte shkëmbimi i territoreve. Është shumë e qartë se një pjesë e madhe e serbëve të Kosovës duan t’i bashkohen Serbisë, ndërsa shqiptarët në lindje të Serbisë nuk do të mendojnë dy herë për t’u bashkuar. Pra, për mua kjo do të ishte zgjidhja më logjike”, tha Ker-Lindsay.

Duke folur për ngjarjet në Banjskë të 24 shtatorit, Ker-Lindsey thotë se nuk mund të pretendohet se Serbia ka marrë pjesë dhe se duhet pasur kujdes me akuzat.

“Shumë thonë se Serbia fshihet pas incidentit në Banjskë ku u sulmua policia e Kosovës, por mendoj se duhet të kemi kujdes para se të nxjerrim këto konkluzione sepse hetimet janë ende në vazhdim. Para se të ndodhte kjo ngjarje ka pasur muaj të tërë tension në Veri të Kosovës dhe natyrisht popullata vendase ishte në një pozitë shumë të vështirë, ka mbetur ende shumë e pazgjidhur, por nuk besoj se Vuçiq ka qenë i kënaqur me këtë ngjarje në Banjska, këtu forcat e tjera brenda Serbisë mund të kenë qenë lehtësisht të përfshira ndoshta edhe shërbimi sekret, “Nuk do të guxoj të them se Qeveria e Serbisë e miratoi atë sulm”, tha Lindsey./FrontOnline/