Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit të MB-së që ndihmoi me dokumentacion të kërkuarin nga Interpoli

Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar me dokumentacion një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve. Personi në fjalë ka qenë duke punuar në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil […]

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit të MB-së që ndihmoi me dokumentacion të kërkuarin nga Interpoli
kerkohet-paraburgim-ndaj-zyrtarit-te-mb-se-qe-ndihmoi-me-dokumentacion-te-kerkuarin-nga-interpoli

kerkohet-paraburgim-ndaj-zyrtarit-te-mb-se-qe-ndihmoi-me-dokumentacion-te-kerkuarin-nga-interpoli

Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar me dokumentacion një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve.

Personi në fjalë ka qenë duke punuar në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie.

“Lidhur me ndalimin e djeshëm te zyrtarit të ARC-së për Keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar, Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.