Komuna e Gjakovës del me reagim pas djegies së muzeut të muzikës: Elementet me vlera historike u shpëtuan nga zjarri

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar nga zjarri që e ka përfshirë sonte Muzeun e Muzikës në këtë qytet. Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të rindërtohet vitin tjetër i gjithë objekti nga buxheti komunal. “Ajo çfarë ka ndodhur sonte me […]

Komuna e Gjakovës del me reagim pas djegies së muzeut të muzikës: Elementet me vlera historike u shpëtuan nga zjarri
komuna-e-gjakoves-del-me-reagim-pas-djegies-se-muzeut-te-muzikes:-elementet-me-vlera-historike-u-shpetuan-nga-zjarri

komuna-e-gjakoves-del-me-reagim-pas-djegies-se-muzeut-te-muzikes:-elementet-me-vlera-historike-u-shpetuan-nga-zjarri

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar nga zjarri që e ka përfshirë sonte Muzeun e Muzikës në këtë qytet.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të rindërtohet vitin tjetër i gjithë objekti nga buxheti komunal.

“Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanës, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve. E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit”.

“Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar”.

“Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurt se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal”, thuhet në njoftim.