Komuna e Gjilanit ndan çmime për qytetarë dhe zyrtarë komunal

Në Gjilan është mbajtur sot ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike, “Çmimi Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimi Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”. Sipas njoftimit të komunës, kryesuesi i Komisionit, Arianit Sadiku ka deklaruar se kanë marrë afro 200 kërkesa dhe në bazë të tyre kanë vendosur që të përzgjedhin tre persona […]

Komuna e Gjilanit ndan çmime për qytetarë dhe zyrtarë komunal
komuna-e-gjilanit-ndan-cmime-per-qytetare-dhe-zyrtare-komunal

komuna-e-gjilanit-ndan-cmime-per-qytetare-dhe-zyrtare-komunal

Në Gjilan është mbajtur sot ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve të mirënjohjes publike, “Çmimi Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimi Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”.

Sipas njoftimit të komunës, kryesuesi i Komisionit, Arianit Sadiku ka deklaruar se kanë marrë afro 200 kërkesa dhe në bazë të tyre kanë vendosur që të përzgjedhin tre persona për secilin çmim.

“Për Çmimin Vjetor për Angazhim Qytetar, fitues janë shpallur: Arjeta Maka, Bajram Spahiu dhe Isuf Isufi, derisa për Çmimin Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal, fitues janë shpallur: Ardian Foniqi, Mimoza Zymberi – Latifaj dhe Avdil Ibishi”, njofton komuna.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka deklaruar se kjo ceremoni është tentativë për të rikthyer besimin qytetar në institucione.

“Ne kemi ndarë rreth 200 mijë euro për këto projekte, të cilat kanë qenë të propozuara dhe të votuara nga vetë qytetarët”, është shprehur kryetari Hyseni.