Konjufca nderoi të rënët në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri

Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në dy fshatra të Komunës së Lipjanit, Hallaq i Vogël dhe Rufc i Ri. Bëhet e ditur se […]

Konjufca nderoi të rënët në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri
konjufca-nderoi-te-renet-ne-hallaq-te-vogel-dhe-rufc-te-ri

konjufca-nderoi-te-renet-ne-hallaq-te-vogel-dhe-rufc-te-ri

Në përkujtim dhe nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe gjatë prillit 1999, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në dy fshatra të Komunës së Lipjanit, Hallaq i Vogël dhe Rufc i Ri.

Bëhet e ditur se pas homazheve pranë lapidarëve me emrat e skalitur të të rënëve, i pari i Kuvendit  bashkëbisedoi me familjarë të heronjve e martirëve dhe banorë të tjerë të fshatrave.

“Duke vlerësuar lart sakrificën e të rënëve, kryetari i Kuvendit theksoi se krimet e Serbisë nuk do të harrohen asnjëherë dhe se Kosova kurrë nuk do të resht së kërkuari drejtësi. Konjufca tha se të rënët do të kujtohen me krenari brez pas brezi, duke mbetur lapidarë të përjetshëm në memorien e popullit shqiptar”, ka deklaruar Konjufca.