KOSOVA

Besnik Bislimi i Vetëvendosjes vepron si Vjosa Osmanin për fotografinë e Hashim Thaçit

Nënkryetari i Vetëvendosjes vepron si Vjosa Osmanin për fotografinë e Hashim Thaçit.

Pas Vjosa Osmanit e cila si kryetare e Kuvendit të Kosovës, zhvendosi fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, njëjtë me fotografinë e Thaçit ka vepruar edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Fillimisht Osmani javën e kaluar kishte zhvendosur fotografinë e presidentit të Kosovës, duke e larguar fotografinë e Thaçit nga balli kryesor i zyrës për ta vendosur diku tjetër.

Në vendin ku kishte qëndruar fotografia e Thaçit, aty Osmani e ka vendosur fotografinë e Ibrahim Rugovës, me arsyetimin se një gjë e tillë e motivon më shumë për punë.

Por një javë pas këtij veprimi të Osmanit, ngjashëm ka vepruar edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili ka zhvendosur fotografinë e Thaçit, por nuk e ka vendosur fotografinë e askujt tjetër.

Pak minuta më parë zyra e informimit nga Ministria e Financave dhe Transfereve, kanë konfirmuar zhvendosjen e fotografisë së Thaçit..

Nënkryetari i Vetëvendosjes vepron si Vjosa Osmanin për fotografinë e Hashim Thaçit.

Pas Vjosa Osmanit e cila si kryetare e Kuvendit të Kosovës, zhvendosi fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, njëjtë me fotografinë e Thaçit ka vepruar edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Fillimisht Osmani javën e kaluar kishte zhvendosur fotografinë e presidentit të Kosovës, duke e larguar fotografinë e Thaçit nga balli kryesor i zyrës për ta vendosur diku tjetër.

Në vendin ku kishte qëndruar fotografia e Thaçit, aty Osmani e ka vendosur fotografinë e Ibrahim Rugovës, me arsyetimin se një gjë e tillë e motivon më shumë për punë.

Por një javë pas këtij veprimi të Osmanit, ngjashëm ka vepruar edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili ka zhvendosur fotografinë e Thaçit, por nuk e ka vendosur fotografinë e askujt tjetër.

Pak minuta më parë zyra e informimit nga Ministria e Financave dhe Transfereve, kanë konfirmuar zhvendosjen e fotografisë së Thaçit, me arsyetimin se është bërë riaranzhimi i zyrës.

Osmani kishte thënë se fotografinë e Rugovës e kishte vendosur në vendin më të përshtatshëm të zyrës, duke injoruar fotografinë e Thaçit.

“Vendi ku e kam vendosur fotografinë, është më së i përshtatshëm për presidentin”, u shpreh ajo gjatë një prononcimi për media.

Në ndërkohë Thaçi kur ishte pyetur për veprimin e Osmanit, ai kishte thënë se largimi i fotografisë së tij nga zyra e kryeparlamentares bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Unë nuk dëshiroj të merrem me presionin në fjalë sepse është zgjedhja e Kuvendit dhe partisë për përzgjedhjen e personit që e ka bërë”.

“Sjellja e saj nuk bie ndesh me Kushtetutën e vendit, por edhe me filozofinë e Rugovës. Nuk më shqetëson aspak në rrafshin privat, por më shqetëson në raport me institucionet dhe respektimin e tyre”, kishte deklaruar Thaçi.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top