Kosovari zihet në flagrancë, po vidhte targat e makinave të turistëve në Durrës

Një 57-vjeçar nga Kosova ka vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky person tashmë i arrestuar i vidhte targat për t’ua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i […]

Kosovari zihet në flagrancë, po vidhte targat e makinave të turistëve në Durrës
kosovari-zihet-ne-flagrance,-po-vidhte-targat-e-makinave-te-turisteve-ne-durres

kosovari-zihet-ne-flagrance,-po-vidhte-targat-e-makinave-te-turisteve-ne-durres

Një 57-vjeçar nga Kosova ka vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky person tashmë i arrestuar i vidhte targat për t’ua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.

Njoftimi i policisë:

Vodhi targat e 6 automjeteve në pronësi të shtetasve të huaj që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, identifikohet, kapet dhe arrestohet 57-vjeçari.  Nga Kosova në Durrës, duke ushtruar veprimtarinë kriminale të vjedhjes së targave të automjeteve të turistëve, dyshohet për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për të kryer krime ndaj jetës dhe pronës, në pranga 57-vjeçari.

57-vjeçari nga Kosova kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale targat e vjedhura në 6 automjete. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të disa shtetasve të huaj të cilët kishin ardhur si turistë në Durrës dhe u kishin vjedhur target e automjeteve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor  të koduar “Targat”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të vjedhjeve të targave, shtetasit S. F., 57 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë. Ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit, ka vjedhur targat e 6 automjeteve, në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas i vidhte targat për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari krimianale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.