Krasniqi: Ditë historike, urime Xhaferit për postin e ri

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar kryeministrin e sapo emëruar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Krasniqi ka thënë se përpjekjet e shqiptarëve për barazi, drejtësi e faktorizim po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të shtetit. Gjithashtu, Krasniqi ka përgëzuar dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, për punën e tij […]

Krasniqi: Ditë historike, urime Xhaferit për postin e ri
krasniqi:-dite-historike,-urime-xhaferit-per-postin-e-ri

krasniqi:-dite-historike,-urime-xhaferit-per-postin-e-ri

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar kryeministrin e sapo emëruar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Krasniqi ka thënë se përpjekjet e shqiptarëve për barazi, drejtësi e faktorizim po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të shtetit.

Gjithashtu, Krasniqi ka përgëzuar dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, për punën e tij në ngritjen e shqiptarëve.

“Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti.

Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike. Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.