Krasniqi: Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti është kundër fjalës së lirë, derisa ka përmendur deklaratat përçmuese të zyrtarëve të lartë kundrejt gazetarëve. “Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur […]

Krasniqi: Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë
krasniqi:-kjo-qeveri,-pervec-se-e-paafte,-eshte-edhe-kunder-fjales-dhe-medias-se-lire

krasniqi:-kjo-qeveri,-pervec-se-e-paafte,-eshte-edhe-kunder-fjales-dhe-medias-se-lire

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti është kundër fjalës së lirë, derisa ka përmendur deklaratat përçmuese të zyrtarëve të lartë kundrejt gazetarëve.

“Në vitin 2022, janë raportuar 33 raste të frikësimit të gazetarëve, katër më shumë se në vitin 2021. Zyrtarët e nivelit të lartë, kanë bërë deklarata përçmuese dhe kanë përdorur gjuhë intimiduese ndaj gazetarëve. Kjo Qeveri, përveç se e paaftë, është edhe kundër fjalës dhe medias së lirë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shpërndarë edhe një video me paragrafë nga raporti i Komisionit Europian për këtë çështje./Front Online