Krasniqi për interesimet e kosovarëve: Kënaquni me temat si Big Brother, Asociacioni

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka vlerësuar se qytetarët e përgjegjshëm përcjellin çdo ngjarje kudo në botë. Sipas Krasniqit, politikanët, mediat dhe qytetarët në Kosovë nuk janë të tillë. Ai është shprehur befasuar se si kosovarët janë tërësisht indiferentë me zhvillimet në shtetin armiqësor, Serbinë. Tutje, ai ka ironizuar me kosovarët, duke të kënaqen me temat […]

Krasniqi për interesimet e kosovarëve: Kënaquni me temat si Big Brother, Asociacioni

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka vlerësuar se qytetarët e përgjegjshëm përcjellin çdo ngjarje kudo në botë.

Sipas Krasniqit, politikanët, mediat dhe qytetarët në Kosovë nuk janë të tillë.

Ai është shprehur befasuar se si kosovarët janë tërësisht indiferentë me zhvillimet në shtetin armiqësor, Serbinë.

Tutje, ai ka ironizuar me kosovarët, duke të kënaqen me temat si Big Brother, Asociacioni, Babadimri.

“Politikës, medieve e qytetarëve të përgjegjshëm u intereson çdo ngjarje në çdo pjesë të globit. U intereson ajo që ndodhë në Ukrainë, në Gaza, në Mianmar, në Jemen, kudo. Ne në Kosovë jemi rast interesant: nuk na intereson çka ndodhë as në fqinjësi direkte, në shtetin armiqësor, në Serbi. Politikanët dhe mediet e shmangin këtë temë. Qytetarët janë indiferentë. Kjo gjë e zbulon krizën e mendimit politik, joprofesionalizmin e medieve dhe nivelin e ulët të vetëdijes qytetare e kombëtare. Kënaquni me temat si Big Brother, Asociacioni, Babadimri! Kur t’i ndieni goditjet e reja nga e hëna, e kuptoni që në Serbi ka pasë zgjedhje”, ka shkruar Krasniqi.