Krasniqi: Shihni si po e mbron Kurti sot Gjykatën Speciale me dhunë e arrestime

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas arrestimit të kryetarit dhe pesë aktivistëve të tjerë të kësaj partie pas përplasjeve me policinë në zhvillimin e një aksioni kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova. Krasniqi shkroi në Facebook se kryeministri Albin Kurti po e mbron “me dhunë” Gjykatën Speciale. […]

Krasniqi: Shihni si po e mbron Kurti sot Gjykatën Speciale me dhunë e arrestime
krasniqi:-shihni-si-po-e-mbron-kurti-sot-gjykaten-speciale-me-dhune-e-arrestime

krasniqi:-shihni-si-po-e-mbron-kurti-sot-gjykaten-speciale-me-dhune-e-arrestime

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas arrestimit të kryetarit dhe pesë aktivistëve të tjerë të kësaj partie pas përplasjeve me policinë në zhvillimin e një aksioni kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Krasniqi shkroi në Facebook se kryeministri Albin Kurti po e mbron “me dhunë” Gjykatën Speciale.

“Krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron sot atë gjykatë: me dhunë e arrestime!”, shkroi ai.

Përveç Molliqajt, Policia i arrestoi edhe Nol Nushin, Zgjim Hysenin, Korab Korqën, Agron Kabashin dhe Gent Brahimin.