Kreu i Mullisëve: Ka rënie të çmimit të grurit

Për tre muaj, ka pësuar ndryshime çmimi i grurit në tregun e Kosovës. Kështu thotë kreu i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu “Kemi lëvizje të çmimit të grurit brenda tre mujorit, tri herë”, tha ai për Front Online. Zejnullahu në një prononcim për Front Online tha se aktualisht ka zbritje të çmimit të grurit. Ai […]

Kreu i Mullisëve: Ka rënie të çmimit të grurit
kreu-i-mulliseve:-ka-renie-te-cmimit-te-grurit

kreu-i-mulliseve:-ka-renie-te-cmimit-te-grurit


Për tre muaj, ka pësuar ndryshime çmimi i grurit në tregun e Kosovës.

Kështu thotë kreu i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu

“Kemi lëvizje të çmimit të grurit brenda tre mujorit, tri herë”, tha ai për Front Online.

Zejnullahu në një prononcim për Front Online tha se aktualisht ka zbritje të çmimit të grurit.

Ai thotë se toni i grurit tani është rreth 200 euro, nga 250 sa ishte.

“Aktualisht ka rënie të çmimit, diku prej 190 deri në 210 euro është toni, varet. Çmimi para sezones 160 deri në 180 euro toni, gjatë sezonës, pas mosnënshkrimit të kontratës me Rusinë më 17 korrik, çmimi i grurit pësoi një ngritje prej 210 deri në 250 euro, kurse tani është kthyer prej 210 në 190”, tha ai.