Kreu i Pensionistëve: Qeveria “Kurti” nuk po na bën hesap, po na vjedhin hakun tonë e po na vrasin ngadalë

Pavarësisht injorimit që po iu bëhet, Shoqata e Pensionistëve për të disatën herë do të dërgoj shkresë te ekzekutivi i vendit. Përmes asaj shkrese, ata po kërkojnë që të rriten pensionet e tyre. Në një intervistë për Front Online, kryetari i Shoqatës së Pensionerëve, Njazi Gashi ka thënë se tash e shtatë vjet me ta […]

Kreu i Pensionistëve: Qeveria “Kurti” nuk po na bën hesap, po na vjedhin hakun tonë e po na vrasin ngadalë
kreu-i-pensionisteve:-qeveria-“kurti”-nuk-po-na-ben-hesap,-po-na-vjedhin-hakun-tone-e-po-na-vrasin-ngadale

kreu-i-pensionisteve:-qeveria-“kurti”-nuk-po-na-ben-hesap,-po-na-vjedhin-hakun-tone-e-po-na-vrasin-ngadale

Pavarësisht injorimit që po iu bëhet, Shoqata e Pensionistëve për të disatën herë do të dërgoj shkresë te ekzekutivi i vendit.

Përmes asaj shkrese, ata po kërkojnë që të rriten pensionet e tyre.

Në një intervistë për Front Online, kryetari i Shoqatës së Pensionerëve, Njazi Gashi ka thënë se tash e shtatë vjet me ta nuk merret askush.

Ai thotë që Qeveria Kurti nuk po i bën “hesap” si kategori.

Gashi përmend buxhetin për vitin 2024 e që thotë se aty nuk përmendet fare rritja e pensioneve.

“Prej vitit 2016, që 7 vite pensionet nuk janë rritur për asnjë cent. Ne iu kemi shkruar shkresa për këtë qëllim edhe më herët, por do t’ iu shkruajmë edhe sot pasi që këta e kanë qit në diskutim buxhetin për vitin e ardhshëm, dhe në këtë projektbuxhet nuk përmendet kjo kategori e shoqërisë fare. Qeveritë tona, të gjitha nga pak e me ia vendos majën, që mos me i bo hesap fare është kjo Qeveri që tani është në pushtet, nuk është marr me çështjen tonë fare dhe nuk po merret ende”, tha ai për Front Online.

 

Kreu i Pensionistëve: S’kemi marr asnjë cent nga Qeveria, nuk po na pranojnë as në takime

 Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, Njazi Gashi për Front Online ka thënë se nga Qeveria e Kosovës nuk i janë përgjigjur asnjëherë pozitivisht për takime.

Ai thotë që asnjëri nga pushteti nuk është takuar për t’i dëgjuar hallet e tyre.

“Ata nuk janë përgjigj në e-mailet tonë që kemi dërgu, nuk na e kanë hapur telefonat që i kemi thirr, na u kanë prezantuar disa herë zyrtarët të zyrave të tyre, dhe kanë premtu që do të shikojmë, do ju thërrasim, por ata kurrë nuk na kanë thirr. Asnjë takim, as me ministrin, as me krye kuvendarin, as me kryeministrin, kurse ne i dëgjojmë çdo ditë lajmet që po takojnë njerëz pa kurrfarë kompetenca, pa kurrfarë nevoje i takojnë, kurse këtë kategori i injorojnë absolutisht”, deklaroi ai.

Qeveritë e kaluara, Gashi thotë se i kanë ndihmuar pensionistët për çdo vit materialisht, por ngjashëm nuk ka vepruar edhe Qeveria “Kurti”.

“Të tjerat së paku na kanë pranu në takime, së paku kanë pas sens me na dëgju, edhe i kanë mbështet materialisht  me nga 10-15 mijë euro në vit, ne organizata jonë ende asnjë euro nga Qeveria e Kosovës nuk e kemi marr”, u shpreh ai për Front Online.

 

Kreu i Pensionistëve për Qeverinë “Kurti”: Po na vrasin ngadalë, po na vjedhin e po na shkelin

Kryetari i Pensionistëve, Njazi Gashi në një intervistë për Front Online ka thënë që Qeveria po u hyn në hak.

Kjo për shkak, sipas tij, me punën e pensionerëve, qeveritarët po i shfrytëzojnë për udhëtime.

“Na kanë hy ne hak qe shtatë vite, atë që ne e kemi fitu me punën tonë gjatë shekullit të punës tonë, këta po na e marrin dhe po e shfrytëzojnë për shëtitje, për pagesat e hoteleve, rrugëve, ekskursioneve, dhe kjo është gjynah, është mëkat”, deklaroi ai.

Ai thotë që kategoria e pensionistëve po vidhet çdo ditë.

“Këta po na vrasin ngadalë neve, për çdo ditë po na vrasin, për çdo ditë po na shkelin, për çdo ditë po na vjedhin”, ka thënë ai për Front Online.

 

Gashi – Qeverisë: Ajo që po kërkojmë ne janë “troshat çka mbesin rreth sofrës tuaj”

Kreun e Pensionistëve, Njazi Gashi për Front Online thotë që kërkesat që ata i kanë po shkelen çdo ditë, e për këtë, sipas tij, Evropa nuk do ta pranoj Kosovën.

“Ato se çka po lypim na janë trosha për buxhetin e Kosovës, janë trosha çka mbesin përreth sofrës së tyre. Këto janë shkelje që po bëhen çdo ditë, në pikë të ditë në shtetin e Kosovës dhe ne pretendojmë me hy ne Evropë, kurrë me këtë mendësi s’ka me na pranu Evropa, edhe unë i kisha thënë mos me na pranu sepse se meritojmë, sepse ligjvënësit, ligj ekzekutuesit të gjithë e shkelin ligjin çdo ditë”, u shpreh ai.

 

Kryetari i Pensionistëve: Jemi si iriqi pa thera e breshka pa samar, të pambrojtur e buzë varrit

Njazi Gashi, nga Shoqata e Pensionistëve ka thënë për Front Online se kanë mbetur kategoria më e pambrojtur në shoqëri.

Ai thotë se nuk janë në gjendje për të dalë e të protestuar për kërkesat e tyre, për shkak të moshës dhe gjendjes.

“Ne jemi kategoria më e pambrojtur në shoqëri, ne jemi si breshka pa samar, ose si iriqi pa therra, ne jemi të butë, ne jemi të ligshtë, na jem të lëndueshëm, ne jemi në buzë të varrit, ku mundesh me qit një plakë me i thënë hajde rri me mua para Kuvendit”, u shpreh ai.

Ai thotë që Qeveria që tani është në pushtet, dikur sulmonte Kuvendin me zoll e gurë.

“Këta që tash janë në Qeveri na kanë thy xhamat, na e kanë gju Kuvendin me zoll, na e kanë rreh policinë, ia kanë thy kryt me gurë e tulla, janë ardh sot aty në pushtet, dhe tash e kanë këput komunikimin me krejt shoqërinë civile, e të parët me pensionistë, sepse ne jemi më të lëndueshëm”, thotë ai.

Gashi në fund tregoi që pension prej 100 euro marrin diku 130 mijë persona.