Kurti: Avancimi demokratik i Kosovës vazhdon të njihet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social `X` ka thënë se avancimi demokratik i Kosovës është njohur nga organizata ndërkombëtare “International Idea”. “Avancimi demokratik i Kosovës vazhdon të njihet nga organizatat ndërkombëtare. Me bazë në Stokholm, International IDEA, ka gjetur se, në një kohë të përkeqësimit shqetësues demokratik, duke përfshirë edhe  Evropën, Kosova […]

Kurti: Avancimi demokratik i Kosovës vazhdon të njihet ndërkombëtarisht
kurti:-avancimi-demokratik-i-kosoves-vazhdon-te-njihet-nderkombetarisht

kurti:-avancimi-demokratik-i-kosoves-vazhdon-te-njihet-nderkombetarisht

Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social `X` ka thënë se avancimi demokratik i Kosovës është njohur nga organizata ndërkombëtare “International Idea”.

“Avancimi demokratik i Kosovës vazhdon të njihet nga organizatat ndërkombëtare. Me bazë në Stokholm, International IDEA, ka gjetur se, në një kohë të përkeqësimit shqetësues demokratik, duke përfshirë edhe  Evropën, Kosova po sfidon këtë prirje negative dhe po bën përparim demokratik. Puna vazhdon”, ka shkruar Kurti.

Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore është një organizatë globale ndërqeveritare që mbështet demokracinë e qëndrueshme në mbarë botën.