Kurti: Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit të integrimit për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbin të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Kjo pasi sipas tij, procesin e normalizimit të marrëdhënieve varet nga Serbia më shumë se sa nga Kosova. Ai ka thënë se Kosova është kampione në Ballkan sa i […]

Kurti: Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit të integrimit për Kosovën
kurti:-destruktiviteti-i-beogradit-nuk-do-duhej-te-perkthehet-ne-ngadalesim-te-procesit-te-integrimit-per-kosoven

kurti:-destruktiviteti-i-beogradit-nuk-do-duhej-te-perkthehet-ne-ngadalesim-te-procesit-te-integrimit-per-kosoven

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbin të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE.

Kjo pasi sipas tij, procesin e normalizimit të marrëdhënieve varet nga Serbia më shumë se sa nga Kosova.

Ai ka thënë se Kosova është kampione në Ballkan sa i përket shumë proceseve si sundimit të ligjit e zhvillimit ekonomik, e për këtë ai ka thënë se është e pa drejtë që Kosova të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë.

Ai këto komente i bëri në vendosjen e gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë, ku tha se destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën, raporton eo.

“Unë e ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbin, që më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve Serbia është e pa krahasueshme më Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale. Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që  BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, në jemi për fqinjësi të mirë por fqinjësi e mirë nënkupton njohët të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, tha ai.