Zeqiri: Nga janari e deri më tani 10 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje

Kushtet jo të mira dhe pagat e jo të dinjitetshme kanë bërë që edhe policët të ëlshojnë vendin e tyre të punës. Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani janë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje. Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, kryetari i Sindikatës […]

Zeqiri: Nga janari e deri më tani 10 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje
zeqiri:-nga-janari-e-deri-me-tani-10-zyrtare-policore-kane-dhene-doreheqje

zeqiri:-nga-janari-e-deri-me-tani-10-zyrtare-policore-kane-dhene-doreheqje


Kushtet jo të mira dhe pagat e jo të dinjitetshme kanë bërë që edhe policët të ëlshojnë vendin e tyre të punës.

Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani janë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

“Në realitet kemi 10 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje deri më tani. Kryesisht dorëheqjet janë për shkak të kushteve dhe mirëqenies, pra kështu e kemi gjendjen aktualisht”, ka thënë ai për Front Online.

Protesta e Policisë së Kosovës vitin e kaluar kishin ndodhur pasi qeveria kishte miratuar pako të re për shtesat për njësitë elitare dhe njësitë e tjera policore.

Sipas kësaj pako, për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat janë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria ka thënë se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.

Ekipet reaguese dhe patrullat, që përbëjnë numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’iu ndahen nga 50, përkatësisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë.