Kurti: Këtë qershor numri i vizitorëve në Kosovë, gati 30% më i lartë se në qershorin e vitit të kaluar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në qershorin e sivjetmë numri i vizitorëve ka qenë për rreth 30 për qind më i lartë sesa në qershorin e vitit të kaluar. “Këtë qershor numri i vizitorëve në Kosovë ka qenë gati 30% më i lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Vizitorët përfaqësojnë […]

Kurti: Këtë qershor numri i vizitorëve në Kosovë, gati 30% më i lartë se në qershorin e vitit të kaluar
kurti:-kete-qershor-numri-i-vizitoreve-ne-kosove,-gati-30%-me-i-larte-se-ne-qershorin-e-vitit-te-kaluar

kurti:-kete-qershor-numri-i-vizitoreve-ne-kosove,-gati-30%-me-i-larte-se-ne-qershorin-e-vitit-te-kaluar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në qershorin e sivjetmë numri i vizitorëve ka qenë për rreth 30 për qind më i lartë sesa në qershorin e vitit të kaluar.

“Këtë qershor numri i vizitorëve në Kosovë ka qenë gati 30% më i lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Vizitorët përfaqësojnë anëtarët tanë të diasporës dhe një numër gjithnjë në rritje turistësh që kërkojnë të eksplorojnë bukuritë dhe kulturën e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sipas të dhënave që ka publikuar Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, në muajin qershor të këtij viti ka pasur rritje prej 29%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98% ishin të jashtëm kurse 39.02 % ishin vendorë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 % rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022.

Në total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.