Kurti mbledh nesër kabinetin qeveritar

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit, mbledhja do të fillojë nga ora 08:30. Në rend të ditës janë gjithsej 11 pika. Në mbledhjen e nesërme të Qeverisë do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Po ashtu do të bëhet […]

Kurti mbledh nesër kabinetin qeveritar
kurti-mbledh-neser-kabinetin-qeveritar

kurti-mbledh-neser-kabinetin-qeveritar

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit, mbledhja do të fillojë nga ora 08:30. Në rend të ditës janë gjithsej 11 pika.

Në mbledhjen e nesërme të Qeverisë do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Raportit nëntë (9) mujor të Buxhetit për vitin 2023 dhe po ashtu shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rritjes së kufirit të kategorisë së shpenzimeve “Rezerva” me rastin e pranimit të fondeve nga Banka Botëror.