Kurti: Serbia do të akuzohet për krimet e Luftës në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Këto komente Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi. “Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për […]

Kurti: Serbia do të akuzohet për krimet e Luftës në Kosovë
kurti:-serbia-do-te-akuzohet-per-krimet-e-luftes-ne-kosove

kurti:-serbia-do-te-akuzohet-per-krimet-e-luftes-ne-kosove

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këto komente Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi.

“Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse padrejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura./rtklive