Për 3 javë, mbi 3 mijë persona kërkuan ndihmë mjekësore në QKMF dhe QMF-të e Prishtinës

Mbi 3 mijë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor gjatë tri javëve në QKMF-në kryesore të kryeqytetit dhe në 16-të QMF-të për shkak të simptomave të gripit sezonal, raporton Front Online. Në QKMF e Prishtinës me njësit e saj janë kryer këto kontrolle. Nga 5 e deri në 49 vjeç është mosha më e prekur deri […]

Për 3 javë, mbi 3 mijë persona kërkuan ndihmë mjekësore në QKMF dhe QMF-të e Prishtinës
per-3-jave,-mbi-3-mije-persona-kerkuan-ndihme-mjekesore-ne-qkmf-dhe-qmf-te-e-prishtines

per-3-jave,-mbi-3-mije-persona-kerkuan-ndihme-mjekesore-ne-qkmf-dhe-qmf-te-e-prishtines

Mbi 3 mijë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor gjatë tri javëve në QKMF-në kryesore të kryeqytetit dhe në 16-të QMF-të për shkak të simptomave të gripit sezonal, raporton Front Online.

Në QKMF e Prishtinës me njësit e saj janë kryer këto kontrolle.

Nga 5 e deri në 49 vjeç është mosha më e prekur deri tani me këtë grip.

1 mijë e 763 persona të kësaj moshe janë kontrolluar gjatë muajit mars.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Valdet Hashani.

Hashani tha se 810 pacientë kanë vizituar qendrat për gripin sezonal mbi moshën 50 vjeç.

“469 pacientë prej 0-4 vjeç, 5 deri 49 vjeç 1 mijë e 763 pacientë, mbi 50 vjeç janë kontrolluar 810 pacientë ndërsa numri total për tre javët e marsit është 3 mijë e 42”, bërë të ditur Hashani.

Dhimbje fyti, gjoksi dhe kolla, janë disa nga simptomat, sipas Hashanit.

“Simptomat më të shpeshta janë dhimbje fyti, gjoksi, trupi, kolla, ethe dhe lodhje”, tha Hashani.

Ai thotë se nëse pacienti ka disa nga këto simptoma duhet të qëndrojë në shtëpi.

Hashani ka dhënë disa detaje se si të parandalohet gripi sezonal.

“Merrni lëngje të shumta, çaj dhe regjim shtrati(pushim dhe qëndrim në shtëpi) edhe për të parandaluar përhapjen e virusit tek kolegët. Nëse keni temperaturë merrni paracetamol dy herë në ditë nga një. Në rast të përkeqësimit të gjendjes të lajmëroheni tek mjeku familjar”, u shpreh Hashani për Front Online.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mbron nga gripi dhe preferohet sidomos për fëmijët mbi 6 muaj, të moshuarit, personelin shëndetësor, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike./Front Online