Kurtishi: Diagnostifikimi me kancer të gjirit tek femrat e moshës 30 vjeç, shqetësuese

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK për Front Online ka treguar se cilat mosha janë më të prekura me sëmundjen e kancerit. Ai thotë se diagnostifikimi me kancer të gjirit tek femrat e moshës 30 vjeç është shqetësuese. Mosha më e prekur sipas Kurtishit, është 50-60 vjeç. “Mosha 50-60 vjeç por edhe moshat më […]

Kurtishi: Diagnostifikimi me kancer të gjirit tek femrat e moshës 30 vjeç, shqetësuese
kurtishi:-diagnostifikimi-me-kancer-te-gjirit-tek-femrat-e-moshes-30-vjec,-shqetesuese

kurtishi:-diagnostifikimi-me-kancer-te-gjirit-tek-femrat-e-moshes-30-vjec,-shqetesuese


Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK për Front Online ka treguar se cilat mosha janë më të prekura me sëmundjen e kancerit.

Ai thotë se diagnostifikimi me kancer të gjirit tek femrat e moshës 30 vjeç është shqetësuese.

Mosha më e prekur sipas Kurtishit, është 50-60 vjeç.

“Mosha 50-60 vjeç por edhe moshat më të shtyra ne i kemi identifikuar femra me kancer të gjirit ndër moshën 50 vjeçare dhe kjo është ajo që na shqetëson neve më shumë ku femrat 30-40 vjeçare incidenca e tyre është në ngritje ku është shqetësuese se këto femra i identifikojnë këtë sëmundje në stade relativisht të avancuara ku nuk është vetëm në gji por edhe në gjëndrat limfatike më të afërta të gjirit apo mund të jenë edhe në organet e tjera të largëta”, tregon Kurtishi.

Kurtishi thotë se kanceri dominant tek meshkujt është ai i mushkërive.

Ai tha brenda vitit 5-6 meshkuj preken nga kanceri i gjirit.

“Në vit 5,6 meshkuj identifikohen me kancer të gjirit e kanceri dominant tek meshkujt është ai i mushkërive ku në vit rreth 230 identifikohen të formave të ndryshme pas kësaj kanceri i zorrës së trashë kurse tek femrat është kanceri tek organet gjenitale dhe zorrës së trashë janë këto 3 sëmundje që renditen të parët si të meshkujt, femrat ku duhet të bëhet edhe më tepër në kuptim të gjetjes së kësaj sëmundje në faza sa më të hershme”, tha Kurtishi.