Kutllovci: Në Psikiatri kemi mungesë të personelit, posaçërisht të infermierëve

Përveç kushteve infrastrukturore, Klinika e Psikiatrisë po përballet edhe me një sfidë tjetër, mungesën e infermierëve. Faton Kutllovci, drejtor në këtë klinikë thotë për Front Online se Psikiatria po përballet me mungesë të personelit. Me hapjen e repartit të ri, nevojitën numër i madh i personelit. “Me barna furnizohemi në rregull. Kohë pas kohe ndodhë që disa […]

Kutllovci: Në Psikiatri kemi mungesë të personelit, posaçërisht të infermierëve


Përveç kushteve infrastrukturore, Klinika e Psikiatrisë po përballet edhe me një sfidë tjetër, mungesën e infermierëve.

Faton Kutllovci, drejtor në këtë klinikë thotë për Front Online se Psikiatria po përballet me mungesë të personelit.

Me hapjen e repartit të ri, nevojitën numër i madh i personelit.

“Me barna furnizohemi në rregull. Kohë pas kohe ndodhë që disa prej ilaçeve të mungojnë përkohësisht për shkak të procedurave tenderuese. Kemi mungesë të personelit, posaçërisht mungesë të infermierëve. E tash me hapjen e repartit na duhet numër më i madh i personelit”, deklaron Kutllovci për Front Online.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizon shëndetin mendor si gjendje të mirëqenies mendore, që u mundëson njerëzve të përballen me streset e jetës, t’i realizojnë aftësitë e tyre, të mësojnë e të punojnë mirë, si dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre.

Shumë probleme të shëndetit mendor mund të trajtohen në mënyrë efektive, sipas OBSH-së, megjithëse sistemet shëndetësore mbeten në mënyrë të konsiderueshme të pamjaftueshme dhe boshllëqet në trajtim janë të mëdha në të gjithë botën.