Kuvendarët e Gjilanit miratuan në një seancë të jashtëzakonshme buxhetin për vitin 2024

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, sot në një seancë të jashtëzakonshme, me 33 vota ka miratuar buxhetin për vitin 2024, pasi muajin e kaluar kishte dështuar ta bënte këtë. Nga kjo komunë njoftojnë se kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se seanca e sotme është thirrur me kërkesë të kryetarit të Komunës dhe në rend […]

Kuvendarët e Gjilanit miratuan në një seancë të jashtëzakonshme buxhetin për vitin 2024
kuvendaret-e-gjilanit-miratuan-ne-nje-seance-te-jashtezakonshme-buxhetin-per-vitin-2024

kuvendaret-e-gjilanit-miratuan-ne-nje-seance-te-jashtezakonshme-buxhetin-per-vitin-2024

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, sot në një seancë të jashtëzakonshme, me 33 vota ka miratuar buxhetin për vitin 2024, pasi muajin e kaluar kishte dështuar ta bënte këtë.

Nga kjo komunë njoftojnë se kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se seanca e sotme është thirrur me kërkesë të kryetarit të Komunës dhe në rend dite ka një pikë të vetme – miratimin e propozim-buxhetit për vitin 2024.

Fillimisht opozita (LDK, PDK, Vatra), e cila e ka shumicën në Kuvend, ka kundërshtuar propozim-buxhetin e ofruar, me arsyetim se është i planifikuar keq dhe miratimin e tij e ka kushtëzuar me përfshirjen në buxhet edhe të një numri të projekteve, të cilët i kanë prezantuar Avdyl Aliu (LDK) e Bujar Nevzati (PDK).

Pas një takimi me shefat e grupeve të këshilltarëve, në një pauzë të seancës, kryetari i komunës, Alban Hyseni ka njoftuar se është arritur dakordimi që në planifikim të buxhetit t`i fusin edhe disa prej kërkesave të tyre.