“Ky është kurth!” Vuçiç-Osmani debat në Këshillin e Sigurimit në OKB: Po propagandon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në delegacionin e Kosovës së bashku me, Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin, ishte një kurth kundër Serbisë, raporton EN. Vuçiç tha se të mbijetuarat e masakrave jugosllave në Kosovë […]

“Ky është kurth!” Vuçiç-Osmani debat në Këshillin e Sigurimit në OKB: Po propagandon
Lufta e Kosovës. Pamje nga hapësirat e Masakrës së Poklekut. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë në delegacionin e Kosovës së bashku me, Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin, ishte një kurth kundër Serbisë, raporton EN.

Vuçiç tha se të mbijetuarat e masakrave jugosllave në Kosovë nuk e kanë vendin në korin diplomatik apo në ekipin këshilltarëve të Osmanit.

“Kjo është një teatër politik dhe kurth për delegacionin serb. Ajo që e dëgjuam deri tani ishte sikur një proces i krimeve të luftës kundrejt serbëve për diçka që ka ndodhur  25-vjet më parë. Nuk u tha asnjë fjalë e vetme për raportin, asnjë fjalë për gjashtë muajt e fundit. Pse nuk na keni informuar se kush do të ishte pjesë e secilit prej delegacioneve?”, ka thënë Vuçiq.

Në mbështetje të tij, doli edhe përfaqësuesi i Rusisë.

Presidentja Vjosa Osmani reagoi pas kësaj deklarate duke thënë.

“Natyrisht se përdori të drejtën për t’iu përgjigj kësaj propagande që e dëgjuam nga Vuçiqi më herët. Sa i përket çështjes procedurale që u ngrit dëshiroj t’iu informoj se këto gra përveç që janë avokuese të shkathëta për drejtësinë, po ashtu janë pjesëtare të kabinetit tim, janë kapacitet këshillues”, ka thënë Osmani.